Pas kualifikimit në finale, Jonida Maliqi rrëfen emocionet e para: Unë bëra dje atë për të cilën erdha…
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.
Një natë më parë, këngëtarja Jonida Maliqi, performoi në skenën e madhe të ‘Eurovision” në Tel Aviv. Kënga e saj “Ktheju Tokës” arriti që të kualifikohej për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës.
Ditën e sotme, Jonida ka reaguar për herë të parë pas kësaj arritje, duke treguar emocionet që pati gjatë performancës dhe më pas.
Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet momenti kur prezantuesit përmendin Shqipërinë që kalon në finale, dhe më pas Jonidën e cila tregon emocionet e para.
“Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania! Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale❤❤”, shkruan Jonida bashkëngjitur me videon.
Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.