“Ndarja është diçka normale”, Robert Berisha flet për marrëdhënien me Nora Istrefin

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, është shprehur se ndarja është normale për një çift që vendos që t’i japë fund lidhjes.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Gjesi”, ai u pyet në lidhje me lajmet që shpeshherë kanë qarkulluar për raportin me bashkëshorten e tij, Nora Istrefi, këngëtari tha se mediat priren të publikojnë menjëherë lajmet e këqija.

Robert-Berisha-2

Gjatë intervistës, Roberi u shpreh se nëse ndarja ndodh, është diçka normale që duhet të pranohet. Por kjo nuk do të thotë se gjërat mes Norës dhe tij nuk po shkojnë mirë, ata janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”, është shprehur këngëtari.

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”, e pyet moderatorja.

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull”, tha Roberti, i cili shtoi: “A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit”.