Horoskopi i datës 19 maj 2019 nga Susan Miller

Dashi
Merrini vendimet duke ruajtur ekuilibrin dhe duke shmangur reagimet gjaknxehta. Duhet patjetër të tregoheni të kujdesshëm. Nëse do t’ia lejoni, një familjar do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë. Mos lini që kjo mundësi t’ju ikë. Përfitoni!

Demi
Dashuria do t’ju godasë në mënyrë të parezistueshme, thellësisht, ndoshta edhe pak në mënyrë të mistershme, por e sigurt që do të jetë një përvojë e këndshme. Në punë bëni bilancin dhe verifikoni nëse jeni duke bërë atë që doni. Kërkoni gjithmonë të ndiheni mirë.

Binjakët
Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin tuaj, gjithmonë duke u bazuar në kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Venusi do të jetë pak dinak ndaj jush, dhe sot do të keni si situata pozitive ashtu edhe kokëçarje të vogla.

Gaforrja
Bashkëveprimi i Plutonit, Uranit dhe Venusit ju favorizon që të rinovoni disa gjëra në fushën e dashurisë, për të vendosur më shumë mirëkuptim me partnerin. Hëna mik u shtyn të ëndërroni, por mbajini sytë hapur kur vjen puna për bazën materiale.

Luani
Me pozitivitetin e tyre Dielli dhe Hëna ju mbështesin për të pasur një ditë të mbarë. Do të dini të përballeni me qetësi me çdo rrethanë. Dita e sotme do të karakterizohet nga entuziazmi, si edhe perspektiva të mira që parashikohen.

Virgjëresha
Po jetoni një histori të bukur dashurie ndaj bëni kujdes për të mos e ndërlikuar çka është e thjeshtë. Kush është beqar ka mundësi të shkëlqyera për një takim të këndshëm. Organizoni një shëtitje në natyrë për të medituar mbi zgjedhjet tuaja më të fundme.

Peshorja
Ditën e sotme, me ogurin e mirë nga bashkëveprimi i Uranit, Saturnit, Jupiterit dhe Plutonit, do të përjetoni gjëra të reja pozitive në fushën e dashurisë. Keni nevojë të ndryshoni, të bëni gjëra të reja, të sillni ndryshime të frytshme në ekzistencën e juaj.

Akrepi
Mësoni të vëzhgoni dhe do të zbuloni se jeta në çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore pasi jeni shumë të ndjeshëm ndaj gjendjen emocionale të atyre që ju rrethojnë.

Shigjetari
Me mbështetjen që keni nga Urani nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por kjo nuk përbën problem. Në jetën në çift, Jupiteri do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.

Bricjapi
Për shkak të planetëve që janë shumë tekanjozë ndaj jush, nganjëherë kush ju qëndron pranë mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërkaq jeni nën ndikimin e theksuar Uranit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.

Ujori
Bashkëveprimi i Marsit me Venusin ju dhuron energji për t’ju përkushtuar angazhimeve të përditshme. Ndërsa Saturni ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh: rezultatet nuk do të vonojnë.

Peshqit
Me Plutonin që ju mbështet, thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Plutoni bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.