Balerina e njohur e Tv Klan bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë
Albana Dapi, balerina e njohur e Tv Klan, është bërë nënë për herë të parë.
Balerina dhe partneri i saj, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me një emër të veçantë.
Lajmin e bukur, Albana e ka ndarë sot edhe me ndjekësit e saj në Instagram duke zbuluar edhe emrin. Në foton e parë nënë e bir, balerina shkruan: “Mirë se erdhe Laos”.
Fëmija ka ardhur në jetë në datën 6 të muajit maj, por vetëm sot balerina ka postuar foton e parë.