U sulmua se ka bërë operacione plastike, Kiara Tito tregon si arriti përmasat ideale

Moderatorja Kiara Tito njihet për drejtimin e disa programeve të njohura, por edhe për stilin e veçantë të cilin së fundmi e ka kthyer në biznes, pasi hapi faqen e saj të shitjeve online.

Kiara-Tito-2

Teksa publiku pret me padurim që të nisë sezoni i radhës i ‘Doktor Plastik’, Kiara publikon vazhdimisht detaje nga jeta personale, por jo vetëm. Pak minuta më parë, moderatorja publikoi ndryshimin në fizik, të cilën, siç duket, e ka kërkuar prej kohësh. Ajo ka arritur peshën 58 kilogramë e gjysmë dhe këtë e ka treguar me shumë krenari në një ‘Instastory’.

Kiara-Tito-3

Ndërkohë, gjatësia e saj është 1.70 cm. Siç duket, këto janë përmasat që ajo po përpiqej të kapte prej shumë kohësh dhe me anë të disa ‘emoji’ Kiara ka treguar gjithë lumturinë që ndien në këtë moment. Tani është më e lehtë për t’u kuptuar pse duken aq bukur veshjet tek ajo. Kujtojmë që jo rrallë herë Kiara është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë.

Kiara-Tito-4

E detyruar nga ngacmimet, ajo doli me një postim pak kohë më parë ku sqaronte çdo gjë. “Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në majë të hundës nga të gjitha komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdokush bën çfarë të dëshirojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë tani?”.

Kiara-Tito-5

Por më pas Kiara sqaroi me një postim të dytë se kjo ishte shakaja e saj e 1 prillit dhe se operacione nuk ka bërë vërtet!“ Ndonëse nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, nuk do të thotë që jam kundra. Kjo ishte një shaka për të ironizuar të gjithë ata që komentojnë negativisht në rrjete sociale. Në qoftë se do të bëj ndërhyrje, të jeni të sigurt që do e pranoj shumë krenare. Gëzuar një prillin. Paqe!”, ishte përgjigjja përfundimtare e saj!

Kiara-Tito-6