Të reja nga Silva Gunbardhi

Këngëtarja e hitit “Të ka lali shpirt”, ka dhënë disa detaje rreth projektit të ri. Silva Gunbardhi hyri në Instagram, për të postuar një fotografi të shkëputur nga videoklipi i këngës me titull “Baba”. “Këtë javë del kënga ime e re.

Silva-Gunbardhi-2

Të premten, BABA”, ka shkruar ajo. Nëse nuk e dini, “Të ka lali shpirt” numëron afër gjysmë miliardi klikime në Youtube, sipas Prive. Kënga e kënduar nga ajo në duet me Mandin dhe Dafin, është dëgjuar gjithandej dhe ka arritur të jetë një mega hit gjatë vitit 2013.