Habit Jonida Maliqi shkon në Eurovision me 21 palë këpucë, por s’do besoni numrin e fustaneve që ka marrë me vete
Jonida Maliqi është ikona e modës në Shqipëri dhe si e tillë, nuk mund të mungonin as valixhet e shumta që ajo ka marrë me vete në Tel Aviv, me veshje, këpucë dhe çanta.
Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë blu me një rrip që kishte të gjitha ngjyrat e ylberit, që ngjasonte me flamurin e komunitetit LGBT, detaj i cili tërhoqi vëmendjen e mediave në Tel Aviv.
Por, se do të ishin aq të shumta në numër nuk na kishte shkuar mendja!
E intervistuar nga stafi i ‘Eurovizion DE’ Jonida Maliqi ka treguar numrin e të gjitha veshjeve që ka marrë.
“Kam marrë shumë, 30 fustane, 21 palë këpucë , 6 çanta…”,-është shprehur këngëtarja gjatë intervistës.