“Miss Franca 2019” sulmohet për peshën, Vaimalama Chaves larg imazhit klasik
Vaimalama Chaves ka luftuar për shumë vite kundër këtyre kritikave: “Në moshën 18 vjeçare peshoja mbi 80 kilogramë dhe më thërrasin përbindësh, nuk ishte e lehtë ta përballoja këtë”, ka deklaruar Miss Franca.
Ajo quhet Vaimalama Chaves, është 23 vjeç, me origjinë polineziane dhe dhjetorin e kaluar ajo u zgjodh Mis Franca 2019 nga 44% e shikuesve nga gjithë Alpet. Këto ditë vajza e re i është nënshtruar akuzave të rënda në mediat sociale për shkak të peshës së saj: Sipas “akuzuesve”, Vaimalama është shëndoshur shumë. Një përdorues vë në dukje se “ajo është shëndoshur më shumë se zakonisht”, një tjetër thotë: “ajo do të poshtërohet në Miss Bota me barkun e saj si të një gjyshe “, të tjerët ende e qortojnë atë: “Duhet t’i kushtoni vëmendje trupit tuaj!”.
Një betejë që modelja, e lindur në Thaiti, po lufton për një kohë të gjatë, siç tha vetë para se të fitonte garën e bukurisë franceze: “Në moshën 18-vjeçare peshoja 80 kilogramë dhe më quanin përbindësh, nuk ishte e lehtë ta duroja këtë. Por, sot jam e lumtur që e kam pasur atë përvojë, sepse më bëri më të fortë dhe më të aftë për të duruar të shara”, shkruan Top Channel. Gjatë një programi televiziv ajo iu përgjigj akuzave: “Oh po, më pëlqen të ha. Unë ha shumë sepse të gjitha këto pjata që më ofrojnë që kur kam fituar konkursin nuk janë pjesë e kulturës sime, prandaj shfrytëzoj rastin t’i zbuloj ato. Edhe pse nuk është imazhi klasik i Miss Francës që do të donit. Më pëlqen të bëj shaka, flas me zë të lartë dhe fle, dhe do të vazhdoj të jem kështu, nëse ju pëlqen apo jo. Paçi fat, sepse do t`ju duhet të më duroni edhe për disa muaj!“.