Maluma puthi të ëmën në buzë, fansat i bëjnë namin

Këngëtari i njohur, Maluma ka uruar së fundmi të ëmën, në profilin e tij në Instagram, me rastin e festës së nënës. Ai ka publikuar një foto ku shihet teksa puth mamanë e tij. Por ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit. “Po mendoj nëse fotoja e parë ishte e vetmja që publikuan, apo bënë shumë derisa t’i pëlqente?”

Maluma-2

“Rallë një nënë e puth fëmijën në buzë. Kur janë të vegjël të gjitha nënat i puthin fëmijët, por besoj se deri në një moshë të caktuar. Kjo puthje është e ekzagjeruar, duket e çuditshme. Më mirë mbajeni private që putheni kështu sepse sigurisht që do të ketë pasoja duke qenë se je figurë publike. Sigurisht çdokush bën atë që do, por edhe njerëzin japin mendimin që duan”, shkruan Gazeta Liberale. “Uau, në Kolumbi puthin prindërit në buzë?” janë disa pre komenteve në foto.