Kris Jenner zbulon sekretin e saj për rritjen e fëmijëve: Kushtojini vëmendje

Kris Jenner është nënë e 6 fëmijëve dhe të gjithë ata kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm falë saj. Siç duket Kris ka një sekret në rritjen e fëmijëve, të cilin ka vendosur ta ndajë me të gjithë. Në një intervistë të dhënë për “Us Weekly” ajo ka treguar se fëmijëve të saj ju ka kushtuar gjithmonë shumë vëmendje. “Thjesht i dëgjoni, ju kushtoni vëmendje, flisni me ta, jini pjesë e jetës ë tyre”, ka këshilluar Kris të gjithë prindërit.

Ajo ka shtuar se fëmijët e saj i ka si shokë të ngushtë dhe ndjehet shumë e bekuar për këtë gjë. Ndër të tjera Kris ka thënë se nuk e ka takuar ende vogëlushin e porsalindur të Kim Kardashian, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Sot në ditën e nënave ajo festoi me disa miq të saj dhe mori dhurata të shumta prej tyre. Kris Jenner përveç fëmijëve ka dhe 10 nipër e mbesa, e megjithatë vazhdon të mbetet një ndër gratë më bukura dhe të suksesshme. /revistawho.com