E quajti Fifin ‘balenë’ dhe ‘fuçi uthulle’, Ana Likës i ndodh e papritura
Anna Lika është padyshim një nga personazhet më të pëlqyer nga publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media. Aktorja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo deklaratë e saj bën bujë. Mjafton të përmendin deklaratën e saj vitin e kaluar ku ofendoi Fifin për peshën e saj trupore.
“Është si balenë, fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike”, tha Anna.
E ftuar së fundmi në programin “MCN Urgenca”, Anna tregoi se nuk kishte asgjë me Fifin dhe tani është shëndoshur vetë. “Nuk pata asgjë, thjesht thashë mendimin tim të asokohe. Tani nga që jam shëndoshur vetë”, u shpreh aktorja. “Je bërë dhe ti si fuçi uthulle?”, e pyeti moderatori dhe Anna iu përgjigj: “Po jam bërë keq fare, jam shëndoshur keq. Nuk besoj se më ka mallkuar, Fifi në vetvete nuk është vajzë e keqe”./Faxweb.al