Të bukura në mes të luftës/ Këshilla bukurie nga vajzat e “Game of Thrones”
Sezoni i fundit i “Game of Thrones” ka filluar zyrtarisht. Në mes të luftërave dhe përleshjeve nuk ka dyshim që aktoret aty janë yje të vërteta. Ato kanë dhënë këshilla bukurie për të gjithë të tjerët që të ndihemi sa më mirë me veten tonë.
Përveçse është shumë qejf të luajmë me ngjyrën e flokëve tona ne mund të eksperimentojmë duke gjetur ngjyrën që na duket më e bukura. Bjonde platinum, e zezë si korbi ose edhe e kuqe, ekziston një spektër i tërë ngjyrash që mund t’a kenë flokët tona.
Guxoni të thyeni rregullat e modës duke eksperimentuat me kombinime veshjesh që nuk janë konvencionale. Kështu padyshim do të mund të jemi në qendër të vëmendjes dhe të tregojmë karakterin tonë të guximshëm dhe moskokëqarës.
Mësoni nga të moshuarit
Ajo që i mbijeton testit të kohës padyshim që është e bukur, vlejnë këtu edhe këshilla bukurie nga nënat dhe gjyshet tona. Një fustan i thjeshtë që thekson belin, një grim i lehtë që thekson sytë dhe mollëzat janë hapa të sigurtë për një hijeshi elegante. /Prive.al