Ledri Vula rrëfehet për Faton Shoshin
Ledri Vula dhe menaxheri i tij Faton Shoshi tashmë për një kohë të gjatë, përveçse kanë raporte të shkëlqyera profesionale ata janë edhe shokë të mirë. I ftuar në “ E Diell” me 5 Maj 2019, ai u pyet për raportin e tij me Faton Shoshin. Ai përgjigjet duke e vlerësuar lartë raportin dhe marrëdhënien e tyre. Ndër tjerash ai thotë se “Është hera e parë që po foli për Fatonin, ai është hija ime, të gjithë që e njohin e dinë sa i dashur dhe i mirë është”, citohet nga Prive. Gjatë intervistës përmend që Fatoni është “strateg” dhe kliker” dhe thotë me shaka “Nuk bën me shku keq me Fatonin.”