Jennifer Aniston 50-vjeçarja më e bukur në ‘Hollywood’, zbulon sekretet që fshihen pas formave perfekte
Jennifer Aniston festoi 50-vjetorin e lindjes në shkurt të këtij viti, por të gjithë çuditen me pamjen e saj e cila pa frikë mund të konsiderohet si 20 vite më e re. Për ata që nuk e dinë, aktorja e njohur ka qenë gjithmonë e para që ka provuar dietat dhe ka promovuar dhe eksperimentuar me ushtrimet fizike. Së fundmi Jennifer ka zbuluar se për të qëndruar në formë edhe tani në një moshë relativisht të madhe ajo bën joga dhe mediton çdo ditë.
Gjithashtu, trajneri i saj ka zbuluar se aktorja nuk i konsumon fare sheqernat dhe ky është çelësi për të qëndruar në formë. Plani që ajo ndjek ndryshon vazhdimisht dhe pasurohet, por gjithmonë ka të përfshira truke për të qëndruar në formë. / revistawho.com