Sportisti i nxjerr sytë të dashurës shtatzënë sepse bëri “like” në Facebook
Vajza kishte tri ditë që mbahej peng, dhe policia e gjeti në gjendje tepër të rëndë, vetëm pasi ajo kishte arritur t’i dërgonte SMS një shoqeje. Viktima ishte e mbyllur në një dhomë nga i dashuri i saj, Deni Brixhes, një sportist që merrej me bodibillding në Kanterbëri të Anglisë.
Sipas policisë, i dashuri e kishte sulmuar për shkak se ajo kishte dhënë pëlqime (like) ndaj një personi në Facebook. Viktima tha në gjyq se ai i kishte futur gishtat në sy dhe ia kishte shqyer qepallat nga vendi, duke ia nxjerrë nërin sy nga vendi. Megjithatë, gruaja shtatzënë arriti t’i dërgojë SMS një shoqeje, e cila njoftoi policinë./Top Channel