Djemtë me mjekër, trendet e 2019-ës
Thonë se grimi për femrat është njëjtë si mjekra për meshkuj. Është ky tipar që bën burrat e pa rezistueshëm. Qoftë mjekra si mustaqe apo mjekër e dendur, viti 2019 është viti që meshkujt do mbajnë me krenari mjekrën e tyre. Mjekra nuk është vlerësuar asnjëherë sikur këtë vit, andaj ne kemi listuar trendet më seksi për 2019.
Mustaqet
Për çdo moshë, mustaqja klasike është kthyer prapë në modë dhe është bërë mega-trend. Nganjëherë e gjatë e nganjëherë e shkurtër të gjitha variacionet duken bukur. Elementi kyç është një rrojë e pastër dhe pa zbrazëtira.
Mjekra me qime të ashpra
Mjekra që fillon të rritet pak kohë pas rrojës është një mjekër shumë seksi. Edhe kjo lloj mjekre do kujdes në mirëmbajtje sepse një mjekër e bukur nuk ndodh rastësisht.
Mjekra e dendur
Kjo mjekër është e bukur dhe shumë burrërore. Meshkujt me qime shumë të dendura në fytyrë janë ideal për këtë lloj stili. Që të mbani gjithçka nën kontroll duhet të kujdeseni rregullisht duke e prerë që të mos humbet forma e mjekrës./Prive