Pas arrestimit të Loredanës, Getinjo bën deklaratën e fortë

Ditën e sotme lajmi për arrestimin e Loredanës po bën xhiron në të gjitha mediat shqiptare dhe ato zvicerane. Reperja akuzohet se ka mashtruar një çift zviceran dhe bashkë me vëllain e saj u ka marrë atyre 900 mijë franga. Vetë Loredana, apo qoftë edhe përfaqësues të saj kanë qëndruar në heshtje në lidhje me këtë çështje. Megjithatë reagimi i parë ka ardhur nga vëllai i partnerit të saj, Getinjo. Reperi shqiptar ka publikuar një foto të tij në të cilën duket shumë i qetë dhe ka treguar se nuk është e vërtetë që Loredana ka mashtruar për të marrë atë shumë parash. “Ju dushmanët keni qejf të ndodhi ashtu si folët… po ngadalë mos flisni kot… Nuk keni faj se ato shifra i keni parë vetëm në makinë llogaritëse dhe askund tjetër. Të gjithë e sulmojnë të fortin”, ka shkruar Getinjo.

Getinjo-2

Ndërkohë Loredana ka bllokuar të gjitha komentet në ‘Instagram’, ndoshta deri në mbyllje të kësaj çështje. Reperja shqiptare është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një apartament në Luzern dhe autoritetet kanë nisur investigimin për të zbuluar të vërtetën. /revistawho.com