21-vjeçari Fero/ Nga lidhja në distancë me modelen te dyshimet se po bëhet baba

Kjo është historia më e bukur që po komentohet këto kohë në shtypin rozë. Lidhja e Feron Shabanit, i njohur si Fero, me modelen që jeton në Londër, Arbenita Ismajlin, u zbulua që në fund të vitit të kaluar, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën në fillim të këtij viti.

Së fundi, Arbenita është përfolur për një shtatzëni të mundshme, e aluduar nga fansat e saj dhe të Feros. I ftuar në një emision radiofonik “72 #sen”, reperi nuk mundi që t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me këtë pritje të ëmbël të mundshme.

Fero-2

“Këto janë gënjeshtra, jemi vetëm 21 vjeç. As që e kam menduar ndonjëherë, por i kam parë ato lajmet pa lidhje. S’do e kisha fare problem ta thosha, do kisha dalë dhe do ta kisha treguar. Unë jam shumë i vëmendshëm me veprimet e mia, në qoftë se vendos të bëj diçka, do ta marrin vesh të gjithë, se edhe nëse unë dua ta fsheh diçka s’mundem, se jeta ime është në sy të të gjithëve”, sqaroi reperi publikisht.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti po vazhdon lidhjen në distancë mes Kosovës dhe Anglisë, ku Arbenita punon si modele për disa agjenci dhe marka veshjesh. Por lidhja e tyre pasionante duket deri tani e ngjashme me lidhjen e Mozzik e Loredanës, të cilët po ashtu edhe pse e mohuan në fillim, në fund rezultoi se po bëheshin me të vërtetë prindër në moshë shumë të re.

Fero-3

Po kush është djaloshi Fero dhe pse jeta e tij intrigon kaq shumë?

Një nga klipet e tij të fundit titullohet “Bona Fam”, një këngë që ia dedikon famës së tij të mënjehershme në muzikë. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Fero është kthyer tashmë në një nga reperët më të njohur e të suksesshëm e kjo shihet nga klikimet e shumta që marrin këngët e tij.

Fero është komentuar shumë rreth përplasjeve me reperët e tjerë e kërcënimet me armë që i ndodhën në fillim të këtij viti. Dhe pas famës së menjëhershme brenda një viti, shumë shpejt u zbulua se Fero është i dashuruar me modelen seksi me origjinë nga Maqedonia, Arbenitën.

Fero-4

Modelja dhe reperi kanë shkëmbyer herë pas here edhe komente publike me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar zemrat, ndërkohë që ka dalë dhe fotoja e parë ku ata pozojnë të përqafuar me njëri-tjetrin. Nga ana e saj, Arbenita Ismajli nuk është një vajzë e panjohur për publikun. Tre vite më parë, ajo u shfaq si figurante në klipin “S’jena mo” të Getoar Selimit dhe Majkut.

Reperi i ri Fero duket po ashtu se nuk e ka aspak problem vdekjen, pasi përmes një videoje të postuar në “Instagram”-in e tij pak kohë më parë, ai tmerroi fansat teksa shihej i shtrirë në arkivol me disa miq mbi kokë. Bashkëngjitur videos, ai shkruante “Rip Fero!”.

Komentet ishin të shumta, ku një pjesë e fansave e kritikuan për këtë inskenim, e të tjerë kanë qeshur. Gjithsesi, të gjithë e njohin tashmë. I vogël në moshë, por fama e tij po rritet ndjeshëm. Ai ka bërë “namin” në rrjetet sociale, duke bërtitur “Gang Gang” për të promovuar këngën me të njëjtin titull dhe me të vërtetë ka rezultuar mjaft e suksesshme, jo vetëm ajo, por edhe projektet e tij të tjera më pas.

Fero-1

Por ky fillimvit ka qenë i vështirë për reperin e njohur kosovar, pasi u sulmua nga katër persona, rrahje e dyshimtë, pas së cilës ai përfundoi në paraburgim. Sa i takon muzikës, në fillim të karrierës së tij nuk pati shpërthimin e duhur, kur publikonte këngë audio me emrin Profero. Ai është pjesë e labelit “On Records” dhe shkollën e ka mbaruar në Gjilan.

Njihet edhe si tekstshkrues shumë i mirë, pasi ka bashkëpunuar me emra si; Adelina Berisha, Mergim Mjeku, Kida, Xhensila, Endri etj.. Në vitin 2013, publikoi videoklipin “Real Hip Hop”. Mund të themi se edhe pse doli me shumë krijime nga viti 2016, hovin e vërtetë e mori me “Gang Gang” që është hit-i i tij./Panorama Plus