Cardi B pushtoi Met Gala-në, sa orë pune u deshën për të krijuar këtë fustan

Reperja e famshme amerikane Cardi B shkoi në mbrëmjen e Met Gala 2019-të, duke veshur një fustan të kuq me të cilin e pushtoi tapetin ngjyrë rozë të teatrit Metropolitan të Arteve në New York.

Cardi-2

Por a e dini se sa orë pune i janë dashur që të krijohet kjo vepër arti në trupin e saj? Sipas mediave ndërkombëtare, janë dashur 2000 orë që të krijohet ky fustan, ndërsa nëse e përkthejmë në ditë, i bie 83 ditë.

Cardi-3

Fustani i saj është punuar nga Thom Browne ndërsa fustani kishte një bisht të gjatë 10-të metra. Sipas Vogue, për ta punuar fustanin i cili është i punuar me tyl dhe mëndafsh, është dashur të punojnë 35 njerëz ndërsa në fustan, ka edhe 30 mijë pendë të vendosura. /Prive.al