Edhe vajzat e shëndosha janë të bukura, eventi që bëri jehonë
Modelja e mbushur braziliane Thayanne Oliveira thotë se një paraqitje e bukurisë për modele me përmasa të mëdha siç është konkursi për vajzat plus size në Rio de Janeiro i ka dhënë “vullnetin për ta pranuar” veten ashtu siç është.
“Duam të jetojmë”, është tema e eventit, i cili i bën jehonën qëllimit që të gjitha gratë të ndihen rehat në lëkurën e tyre. “Disa të thonë: -Gjeni dot rroba ju, se për ju nuk ka?! Jeni kaq e bukur, keni fytyrë kaq të bukur, gjynah, përse nuk humbni peshë? Përse nuk dobësoheni? Dhe kjo të bën të ndihesh keq. Kur ke më shumë yndyrë, duket sikur nuk je normal. A nuk jemi njësoj si gjithë të tjerët?”, shprehet modelja Thayanne Oliveira.
Këtë shqetësim të vajzave te mbushura, e kanë ndjere dhe organizatorët e eventit, që kremton pikërisht bukurinë e tyre, në një botë ku mbizotëron dëshira për trupat e hollë, shkruan Top Channel. “Gratë e bëshme këtu fshihen; nuk ndihen mirë. Dhe ideja jonë ishte ti krijojmë mundësinë që të ndihen sa më rehat, të ndihen të bukura”, tha Francilene Perez, organizatore e konkursit. Me këtë konkurs, standardet e bukurisë në Brazil janë sfiduar, ndërsa publiku e ka pritur mjaft mirë duke e përshëndetur fort nismën.