Oriola Marashi pas sherrit me Noizyn kthehet te Varrosi?
Modelja Oriola Marashi kishte planifikuar një këngë me liderin e grupit OTR, Noizyn, por pas sherrit me të, ajo kthehet sërish te miku i tij, Denis Hajri (Varrosi). Ky trekëndësh propokues Noizy-Oriola-Varrosi, duket se është shndërruar në një telenovelë showbiz-i pasi prej kohësh rrallë i shohim të tre bashkë si më parë. Tashmë, Oriola rri një herë më njërin dhe një herë me tjetrin, një marrëdhënie kjo e ngatërruar, që është vënë re dhe nga ndjekësit e saj në “Instagram”.
Kështu, pas lajmeve të disa javëve më parë të shkëputjes së saj nga Noizy, disa foto në Zvicër u bënë shkas që të kuptohej se tani ajo është më pranë me Varrosin. Modelja shfaqej e veshur me të brendshme të bardha mëndafshi, që nuk mbulonin shumë, veçanërisht në pjesën e gjoksit.
Albumi i fotografive mori shumë komente nga pozitivet tek ato negativet. Madje, një prej fansave të saj e quan Oriolën “pornostare”. “Modele s’të shkon. Pornostare po”, i shkruante një ndjekës. “Faleminderit, por nuk ndryshojnë shumë. Vetëm se modelet e zgjedhin me kë shkojnë!” i kthehej Oriola, duke e sqaruar profilin e saj.
Mes komentuesve ra në sy dhe Varrosi, i cili i shkruante “Yt kafshë!”, dhe ajo iu përgjigj vetëm me disa zemra. Kujtojmë që lojën mes dy djemve Oriola Marashi e nisi një vit më parë, kur mediat shkruanin se ajo sapo kishte përçarë djemtë “OTR”, sepse ndërkohë që përflitej si e dashura e Varrosit, u arratis në jug me Noizyn.
Si Noizy ashtu dhe Oriola postuan në “Instagram” të njëjtën foto, ndërsa ishin duke dalë nga deti dhe i drejtoheshin një prej shpellave në ato plazhe. Këto foto erdhën pas disa lajmeve se mes Varrosit dhe Oriolës kishte kohë që kishte nisur një histori e bukur dashurie, ngacmuar nga disa postime të saj në “Instagram”, ku përveç zemrave që i dedikon reperit, i drejtohet gjithmonë me përkëdheli.
Në disa foto ku të dy tymosnin puro, ata pozonin shumë pranë njëri-tjetrit, pozë e komentuar nga ndjekësit si moment i vërtetë intim. Në lidhje me këtë afrimitet, i ftuar në “Xing me Ermalin”, Varrosi, një nga pjesëtarët e grupit “OTR” e një nga miqtë më të afërt të Noizyt, nuk hezitoi të fliste për marrëdhënien e tij për Oriolën.
Nuk dihet nëse ka thënë ose jo të vërtetën, por u shpreh se me Oriolën e lidh shoqëria dhe se për të ajo është modelja më e bukur në Shqipëri. Vitet e fundit, Oriola po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale me fotot artistike që poston shpesh, duke marrë famë brenda një kohe të shkurtër. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano pranë Universitetit të Arteve.
Deri tani e kemi parë në klipin e këngëtarit me famë botërore Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë me titull “Mama” si imazh, por ende me këngën e saj. Po kush është modelja që ajo gjen të përbashkëta me veten?
“Modelja muzë për mua do të mbetet gjithmonë Naomi Campbell, ajo është një dhe e vetme. E duke folur për muzikën që i mbush shpirtin, ajo tregon: “Unë do ta përshkruaja muzikën si gjënë më të bekuar që më ka falur Zoti, dhe do të përpiqem me mish e me shpirt që t’i realizoj ëndrrat e mia. Pak fat dhe shumë zgjuarsi është rruga e sigurt drejt suksesit”.
Sopranoja dhe modelja 22-vjeçare po tërheq vëmendjen së fundi në rrjetet sociale, me fotot artistike që poston herë pas here, ku shpesh provokon me asetet, sidomos me gjoksin. Mund të themi që ajo është një nga personazhet e botës së showbiz-it shqiptar, që po i ngatërron mjaftueshëm djemtë e njohur me njëri-tjetrin.
Nuk është çudi që ajo po përçan djemtë e grupit “OTR”, duke qenë ndërkohë që komentohej për Varrosin, e ftuar në “Xing me Ermalin” deklaroi se burri i saj i ardhshëm do të ishte aktori i njohur, Blerim Destani, edhe ai miku i ngushtë i Noizyt./Panorama Plus