I martuar e me 4 fëmijë, këngëtari shqiptar i shpreh publikisht dashurinë një tjetër femre
Këngëtari Mehdin Përgjeqaj, i njohur për publikun si Meda, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me fansat e tij foto e video nga jeta profesionale dhe ajo private.
Meda është i martuar me Luljetën dhe së bashku kanë katër fëmijë, por së fundmi ai i ka shprehur publikisht dashurinë një tjetër femre.
Bëhet fjalë për mikeshën e tij më të mirë, këngëtaren Violeta Kajtazi, me të cilën ka një shoqëri prej shumë vitesh.
“Mikja ime besnike të paça edhe 100 vjet me plot shëndet e lumturi! Të dua!”, shkruan Meda në foton e postuar në “Instastory”, ku shfaqet së bashku me Violetën.