Modelja e famshme ndahet papritur nga jeta!

Modelja kanadeze, Stefanie Sherk, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare. Lajmin e dha me një postim në Facebook bashkëshorti i saj Demian Bichir, ai tha se Stefanie u nda nga jeta më 20 prill.

Stefanie-Sherk-2

“Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Najera, me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill të 2019-s, Stefanie Sherk, bashkëshortja ime e dashur dhe e përzemërt, u nda nga jeta në mënyrë paqësore. Ishte një nga kohët më të trishta dhe të vështira të jetës sonë dhe nuk e dimë sesa kohë do të duhet që ta kalojmë dhimbjen. Prezenca e bukurisë dhe e talentit të Stefanie-s do të na mungojë shumë. Do ta mbajmë Stefanie-n në zemrën tonë gjithmonë”, – shkruhej në statusin e tij, por nuk sqaroi se cilat ishin shkaqet e vdekjes së saj. /Gazeta Liberale