Dani Alves festë të çmendur në dhomat e zhveshjes

Paris Saint germain fiton titullin e dytë kampion radhazi në Ligue 1 e Dani Alves futet gjithnjë e më shumë në legjendat e futbollit botëror. Për 36 vjecarin brazilian, në fakt, bëhet fjalë për titullin e 39° në karrierë, i gjashti në Paris, ndërsa pjesën kryesore (23) i ka fituar me Barcelonën. E për trofeun e fundit të radhës, mbrojtësi karizmatik brazilian shpiku një festim të ri që u bë menjëherë virale. I shtrirë në dyshemenë krejtësisht të lagur të dhomave të zhveshjes, pas fitores me Monaco, Dani Alves ka simuluar një notim interesant, sipas Lapsi.al. “Një i çmendur” i ka komentuar në Instagram shoku i skuadrës Kimpembe, që ka sintetizuar me humor mendimin e shumë të tjerëve. Por në fund të fundit, ky është Dani Alves.

https://www.instagram.com/p/BwiTwf8nI0g/