Almeda Abazi pranon ndërhyrjet estetike: Jam penduar për…

E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, të gjithë janë kurioz mbi kujdesin që ajo tregon ndaj vetes, ndërhyrjeve estetike etj. E pyetur për këtë të fundit, Almeda ka theksuar se shpesh mediet e ekzagjerojnë kur flasin për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë. “Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”, ka thënë ajo sipas Lapsi.al. Aktualisht, Almeda është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër të një djali, emri i të cilit është vendosur Efehan.