Ceremonia e rrallë/ Çifti i 95-vjeçarëve kurorëzohen në kishë
Kur Jim Richardson takoi për herë të parë Irene Calvert, kuptoi se do të niste historia e dashurisë më e bukur. E ashtu ndodhi, pasi që atëherë ata kanë plot 75 vite bashkë. 95-vjeçari dhe 94-vjeçarja nga Lancashire u martuan në 12 prill të vitit 1944 në mes të Luftës së Dytë Botërore.
Çifti kanë katër fëmijë së bashku. Pas 75-vitesh bashkë, çifti ka vendosur që të ripërsëritë edhe njëherë betimet që i bënë kur u martuan. Ata janë kthyer te e njëjta kishë ku bënë celebrimin vite më parë. Mediat e huaja shkruajnë se Jim dhe Irene u ulën dhe qëndruan në të njëjtin pozicion si në ceremoninë e tyre zyrtare.
Gjithashtu ceremonia filloi në orën 14:00, në kohën kur bënë zotimet e tyre të para në 1944. Familja dhe miqtë e tyre u mblodhën edhe njëherë që të festonin dasmën e çiftit.
Por kësaj radhe në kishën Saint Michael në Lancashire, ishin të pranishëm dhe shumë krenar edhe katër fëmijët e tyre Rosemary, James, Jennifer dhe Peter, 8 nipërit e mbesat dhe 9 nipërit e stërmbesat.
Ndërkohë Jim ka treguar se i ka propozuar Irenes gjatë një udhëtimi me biçikletë. Ai ndaloi në rrugë, nxori unazën dhe iu ul në gjunjë./Panorama Plus