Pas problemeve me shëndetin mendor, Britney Spears fotografohet për herë të parë përkrah të dashurit

Kohët e fundit Britney Spears ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Për këtë arsye ajo është shtruar në një qendër rehabilitimi për të marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e saj.

Britney-2

Megjithatë duket se tashmë Britney ndjehet pak më mirë, sepse së fundmi është fotografuar duke dalë nga një hotel në Beverly Hills bashkë me të dashurin e saj. E veshur me një fustan të kuq dhe një palë sandale ngjyrë kafe, Britney ngjante disi e lodhur dhe e dëshpëruar.

Britney-3

I dashuri i saj, Sam Asghari, u mundua ta mbronte yllin e ‘pop-it’ duke dalë përpara kamerave të mediave që duhej ta shkrepnin patjetër një fotografi.

Kjo është hera e parë që Britney shfaqet në publik, pasi “Us Weekly” raportoi se këngëtarja po qëndron në një qendër që ka si fokus kujdesin ndaj shëndetit mendor. /revistawho.com