Rudina Magjistari dhe i ftuari nuk ndalojnë dot së qeshuri në emision: Na kapi budallallëku (VIDEO)
Pasditen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, drejtori i programacionit të “Tv Klan”, Albert Dumani.
Sapo nisa intervista me Albertin, të ftuarin dhe moderatoren e emisionit, Rudina Magjistari, e kapi e qeshura dhe nuk ndalonin dot së pushuari.
Rudina e pyeti Dumanin se ku kishte marrë një ngjyrë të bukur, që ishte nxirë. E teksa ai po fliste për udhëtimin e tij në Indi, dhe u ngatërrua teksa thoshte: “Për mua ishte udhëtimi i jetës. Ishte vend që ne e kemi parë vetëm në foto apo në ndonjë serial, por teksa e shikoje me sytë e tu, me sytë e ty, me sytë e tu…”
Kjo mjaftoi që Rudina të niste të qeshte me të madhe së bashku me Albertin.
“Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë edhe ristartojmë”, shprehet moderatorja dhe më pas intervista vijoi si normalisht.