“Mendoj vuajtjen që kam kaluar”, Fjoralba Ponari flet për dashurinë për të cilën është penduar
Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo publikon foto të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Por së fundmi, Fjoralba ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj të shumtë. Ajo u ka dhënë të drejtën atyre që t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet.
Fjoralba u ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj, duke u shuar atyre kuriozitetin që kishin.
Së fundmi vëmendjen e ka tërhequr një pyetje në lidhje me një dashuri të moderatores për të cilën është penduar.
Në “Instastory”, Fjoralba është përgjigjur: “Pendohem kur mendoj vuajtjen që kam kaluar, por jo eksperiencën sepse më ka rritur si njeri!”.