Lei Kraja: Unë nuk i shpërndaj sms-të që më shkruajnë meshkujt e njohur sepse…
Ajo është prezantuesja e lajmeve nga sporti me të folurën e veçantë, që mori famë të menjehershme në Shqipëri pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për jetën mes stadiumeve dhe futbollistëve, dhe anët e panjohura të karakterit që fshihen pas portretit të bukur, Lei Kraja flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Në pak kohë arrite të shndërrohesh në një prej prezantueseve më të njohura në botën e sportit. Mendon se pamja jote bën aq zhurmë sa të kalosh edhe koleget e tua që mund të kenë vite në televizion?
Pamja në jetë nuk mjafton për asgjë. Nuk vlen në dashuri, në punë, në shoqëri, etj. Është avantazh padiskutim. Po jo për të kaluar qoftë kolegët ose çdo profesionist tjetër në këtë treg, që ka sakrifikuar dhe punuar vite për të qenë aty ku janë. Unë jam këtu falë familjes sime “Digitalb”, publikut, mençurisë dhe diturisë në këtë fushë, personalitetit, dhe që kam një të folur më të veçantë.
Disa kolege të tuat folën publikisht për mesazhet që marrin nga futbollistët. Po ty ndodh që të të shkruajnë apo të ftojnë për një gotë?
Unë nuk shpërndaj sms-të që më shkruajnë qoftë futbollistët, personazhet, ose persona të tjerë pasi nuk ndaj me publikun jetën time private. Ngjallja e kureshtjes të bën atraktive. Por dhe nëse ka ndodhur është mëse normale. Në një farë mënyre i kemi kolegë. Nëse nuk do të na kishte pëlqyer bota e futbollit duke përfshirë lojtaret nuk do ishim pjesë e kësaj fushe kaq të bukur. Dhe nëse kanë shkruajtur nuk është krim. Por për çfarë është kjo gotë dhe sa larg e çon e ke në dorë vetë.
Të duket e vështirë kjo punë që bën, duke qenë se në futboll ka edhe shumë dhunë?
E vështirë për mua ka qenë pasi unë nuk kam ditur gjuhën shqipe, gjuhën e sportit, dhe gjuhën televizive. Por jo për faktin që ka shumë dhunë. Në fakt futbolli nuk ka aq dhunë në krahasim me fushat e tjera.
Futbollistët janë të mirëpaguar dhe disa prej tyre jetojnë në luks. Është jeta e tyre aq e bukur sa duket?
Nëse jetojnë luks vërtet e meritojnë. Jeta e tyre është e bukur por nuk ka qenë e lehtë për të arritur aty ku janë. Disa janë rritur me probleme ekonomike dhe kanë bërë sakrifica për të qenë aty ku janë. Sidoqoftë ka shumë punë, duhet shumë vullnet, dhe shumë sakrifica kështu futbollistët nuk e kanë aspak të thjeshtë.
Po nga ata që mund t’i quajmë si veteranët e futbollit; Lorik Cana, Redi Jupi etj, kush mendon se janë ende të preferuarit e vajzave edhe tani që nuk janë në fushë?
Janë këta që përmendët ju që janë absolutisht ende të admiruar nga gocat, duke përfshirë edhe mua. Unë jam gjithashtu shumë fans e Altin Lalës. Janë emra që do të ngelen në histori.
Përveç televizionit bën shumë foto provokuese ku shpesh luan me transparencën. Cilat janë disa nga 50 hijet e Leit?
Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme, dhe shumë besnike. Por sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, me ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj shoë fare. Nëse më bezdis diçka më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha por jam shume e sinqert dhe realisht nuk di re jetoj me genjeshtra.
Të kemi parë në një miqësi shumë speciale me balerinën, Adela Lamin. Çfarë emri do i vendosje shoqërisë suaj prej vajzash, ku shpesh nuk mungojnë dedikimet?
E shtrenjtë dhe e bekuar. Pasi mbështesim njëri-tjetrin dhe nuk kemi xhelozi për suksesin e njëra-tjetrës. Adela gjithmonë më ka dashur më të mirën për mua dhe unë për atë.
Të lësh Amerikën për Shqipërinë dikush mund ta konsideronte marrëzi. Ti pse e bëre?
Nuk e kam lënë. Nuk e kam djegur pasaportën as nuk e kam hequr si mundësi. Dëgjoni besoj që shqiptarët e kanë fiksim pasi ka qenë në gjë e mohuar, plus nuk kam mundësi që të shkojnë sa herë të duan. Ta them unë momentin që do të jete e prekshme nuk do ta duan. Plus ku ka si vendi yt?! Probleme ka në çdo vend të botës, po këtu i pranojmë pasi kjo është toka jonë.
Ndodh që të të nxihet jeta nga puna në television, apo gjithçka është e bukur?
Mua nuk më është nxirë jeta akoma (qesh).Kam pasur një eksperiencë të mrekullueshme tek “Klan” dhe vazhdoj të shijoj çdo ditë në maksimum që punoj tek “Digitalb”. Televizioni është i lodhshëm por ekstazë njëkohësisht.
Tani që je person publik ke marrë ndonjë ofertë të parezistueshme?
Në një vit që kam qenë në këtë treg kam pasur shumë oferta që i kam pranuar. Kështu nëse do të kem më shumë se kaq vërtet do ishe mirënjohëse dhe shumë e lumtur. Por njeriu nuk ngopet kurrë! Dhe ajo gjë është e rrezikshme. Kështu për momentin po jap maksimumin dhe po shijoj këtë që po bëj! Falenderoj Zotin për çdo gjë që kam!/Panorama Plus