Robert Berisha publikon foton e 20 viteve më parë, a është i njëjti person?

Robert Berisha sot cilësohet si një nga meshkujt më simpatikë të showbiz-it shqiptar dhe ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve. Tani ai merret vazhdimisht me palestër dhe ka ndërtuar një trup plot muskuj, por duket se 20 vite më parë nuk ka qenë njësoj.

Robert-Berisha-2

Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto shumë të vjetër, në të cilën shihet së bashku me një mikun e tij. Nëse Roberti nuk do të kishte vendosur emrin e shokut do të ishte vërtet shumë e vështirë për ta dalluar, sepse ai duket shumë larg pamjes që ka sot. Në foto ai duket shumë më i dobët dhe fiziku i tij është i zakonshëm për një djalë të ri. Megjithatë ne nuk e dimë sa kohë i është dashur Robertit të merret me palestër për të krijuar trupin që ka sot, por duhet thënë se krahasuar me 20 vite më parë diferenca është shumë e madhe. Kujtojmë se Robert Berisha është i martuar prej vitesh me Nora Istrefin dhe kanë një vajzë të quajtur Renee, shkruan Who.