Kush është femra që po shoqëron Gold Ag-në në Turqi?
Pas shumë këngëve patriotike të publikuara këta muaj, Gold Ag ka gjetur pak kohë për pushime. Ai mori rrugë drejt Turqisë dhe nuk është vetëm. Artisti me vete ka marrë edhe nënën e tij dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tregoi lokacionin.
“Me nanën”, në Taksim, shihet në profilin e tij, shkruan Prive. Nëse nuk e dini, sot pritet të publikohet kënga e tij e re me titull “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”.