Jonida Maliqi s’do të jetë e vetme në ‘Eurovision’, zbulohen emrat e tre artistëve që e shoqërojnë
Jonida Maliqi do të performojë në maj në skenën e ‘Eurovision’ me këngën ‘Ktheju Tokës’. Teksa data afrohet, këngëtarja zbulon çdo ditë detaje nga performancat, përgatitjet dhe surprizat që ka rezervuar për publikun shqiptar dhe europian.
Pak kohë më parë Jonida zbuloi se do performojë me disa artistë të tjerë, të cilët do të kenë rolin e ‘back’ vokalistëve.
Sot janë zbuluar edhe emrat e tyre, bëhet fjalë për: Wendi Mancakun, Artemisa Mithin dhe Tiri Gjocin. Të tre këngëtarët janë emra të njohur për publikun dhe renditen ndër talentet e rinj shqiptarë. Wendi është bërë e njohur pasi këndoi ‘Ëndrra ime’ në ‘Kënga Magjike’ ku u vlerësua me çmimin e artistes më të mirë.
Artemisa është e njohur si një nga vokalet më të mirë të ‘The Voice of Albania 6’ dhe ka konkurruar në Festivalin e fundvitit krah Febi Shkurtit.
Tahir Gjoci është emër i njohur në skenën e muzikës ‘live’. Ai është fituesi i ‘The Voice of Albania 5’ dhe ka marrë pjesë në disa nga festivalet e rëndësishme të muzikës shqiptare, shkruan Who.