Madonna fton Maluma-n në albumin e saj, publikohet kënga e parë
Pas shumë vitesh larg muzikës, Madonna rikthehet me publikimin e një albumi të ri, i cili titullohet ‘Madame X’. ‘Medellin’ është kënga e parë e albumit, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Maluma. I gjithë albumi i saj është inspiruar nga koha kur ka qëndruar në Portugali dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja. Kënga është publikuar vetëm në audio dhe është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes, megjithatë kjo nuk do të jetë kënga e vetme në bashkëpunim me Malumën. “(Expletive) I’m Loca”, titullohet kënga tjetër, e cila ende nuk dihet se kur do të mund ta dëgjojmë. Për këngëtarin, ky bashkëpunim ka qenë diçka shumë e veçantë, pasi më në fund ka mundur të realizojë ëndrrën e tij. Albumi ‘Madame X’ do të publikohet në datën 14 qershor, ndërsa videoklipin e këngës ‘Medellin’ në 24 prill, shkruan Who.