Jonida Shehu shkon në sallon bukurie me të bijën dhe publikon fotot që do ju zbukurojnë ditën
Jonida Shehu solli në jetë vajzën e saj Kristal në vitin 2016 dhe që prej asaj kohe momentet e bukura krah së voglës, moderatorja i ndan me të gjithë. E vogla Kristal rritet çdo ditë dhe shpesh e shoqëron nënën e saj në aktivitetet e përditshme.
Ditën e djeshme, siç kuptohet nga postimet e moderatores, vajza e saj ka qenë shoqëruesja e saj në parukeri. Pasi Jonida ka mbaruar me përgatitjet për programin e saj, Kristal siç duket ka kërkuar të grimohet. Fotot pasi ka bërë ‘make-up’, moderatorja i ka publikuar dhe me siguri do ju zbukurojnë ditën. Vetë Jonida e komenton pamjen e së bijës si të ngjashme me të aktoreve indiane. Kristal duket shumë e lumtur nga rezultati dhe nuk nguron të marrë disa poza të bukura.
Këtë moment me siguri e kupton çdo nënë që ka një vajzë të vogël dhe shpesh gjen të prishura të gjitha produktet e grimit. / revistawho.com