Fytyrën e vajzës së Rudina Magjistarit nuk e kemi parë ende, por zërin sapo e dëgjuam
Rudina Magjistari hyn tek ata personazhe publikë që jetën familjare e mban larg vëmendjes mediatike. Deri më tani nuk kemi pasur asnjëherë imazh të qartë të vajzës së saj Mia, pasi moderatorja ka vendosur që ta mbajë larg syve kuriozë të publikut. Megjithatë copëza momentesh përkrah të voglës, arratisje në ditë pushimi, apo detaje të tjera të veçanta, Rudina i ka publikuar në raste të rralla në profilin personal.
Disa orë me parë moderatorja ka ndarë me të gjithë një video shumë speciale ku dëgjohet teksa bisedon me të bijën dhe komentojnë foton e stampuar në vezën që Rudina mori dhuratë në puntatën e djeshme të emisionit të pasdites. Ndërsa në fund biseda e ëmbël mbyllet me fjalët: “Të dua shumë!”, shkruan Who. Megjithëse Mian nuk e kemi parë ende si duket dhe me siguri nuk do e shohim për shumë kohë, ëmbëlsia që na përçoi me këtë video me siguri do t’ju rregullojë ditën.