Kush duhet ta fitojë ‘Eurovision 2019’? Sondazhi i njohur nxjerr në vend të dytë Jonida Maliqin
Jonida Maliqi është këngëtarja e cila do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në festivalin e ‘Eurovision’ me këngën ‘Ktheju tokës’. Deri më tani kënga është pëlqyer shumë nga të gjithë ndjekësit e ‘Eurosong’ në të gjithë botën. Ata kanë sjellë ‘cover-a’ të ndryshëm të saj, por dhe nuk kanë nguruar të shprehin vlerësimin e tyre për vlerat vokale të këngëtares Jonida Maliqi.
Së fundmi në një sondazh të bërë nga ‘wiwibloggs’, se kush duhet të fitojë këtë vit koncertin, i cili do të mbahet në muajin maj në Izrael, votuesit kanë nxjerrë në vendin e dytë Maliqin. Ajo ka shprehur falënderimet e saj në ‘Instagram’, bashkangjitur postimit ku shkruante: “Faleminderit Europa, faleminderit ‘wiwiblogs’”.
Kujtojmë se së fundmi Jonida udhëtoi drejt Londrës ku performoi për publikun për të promovuar këngën e saj./revistawho.com