Mësuesi që u bë murator dhe grabitës/ Vëllai flet për pasionet prej Robin Hudi të Admir Murataj

Can Murataj, vëllai i Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pak pas supergrabitjes në Rinas, ka treguar sot detaje të pathëna nga jeta e viktimës. Teksa ka pritur në banesë disa gazetarë, ai ka treguar se ka qenë viti 2014 kur vëllai i tij ndryshoi, apo si ka zgjedhur ai ta quajë, “pësoi një çekuilibrim”. “Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë. Nga 2015 e pas ai ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonatë, kontakte, asgjë”, ka thënë ai. Ai kujton se Adi, dikur mësues u bë murator shumë i zoti në Greqi, ku shkoi dhe jetoi fillimisht në një banesë pa çati.

Admir-Murataj-2

“Pasionet e Robin Hudit janë të ulet këtu në tavolinë, të pijë dy tre shishe verë, të dalë të eci malit. Pasioni im është i motorëve dhe makinave, nëse më marrin 10 të tjera m’i sekuestrojnë, unë do i zëvendësoj me të tjera, por i Adit ishte shoqëria, ecja, noti, ishte fizik as ushtarak i përgatitur, as qitës i përgatitur, mund t’i thuash zemërluan, e kishte zemrën aq sa i peshonte trupi”, tregon Can Murataj për villain e ndjerë./Gazeta Panorama