Turjan Hyska dhe Orinda Huta ndërtojnë “familjen” e tyre dhe në televizion

Turjan Hysko dhe Orinda Huta prej kohësh janë bërë pjesë e stafit të ‘Tv Klan’. Turjani drejton emisionin argëtues ‘Familja’, ndërsa Orinda ‘Jo vetëm modë’.

Turjan-2

Së fundmi, burime për ‘RevistaWho.com’ bënë të ditur se Orinda do të drejtojë festivalin operistik ‘Marie Kraja’.

Turjan-3

Mesa duket, moderatorja nuk ka ndërmend të ndalojë me kaq. Turjani lajmëroi fansat e tij ditën e sotme për projektin më të ri në emisionin ‘Familja’, i cili duket se do të drejtohet nga bashkëshortja e tij. Bëhet fjalë për një biletë të re që quhet ‘Porta e Fatit’, pjesë e ‘Llotaria Kombëtare’ që transmetohet tek emisioni që Turjani drejton.

Moderatori bën të ditur se çdo javë do të fitohen apartamente, makina dhe para. Për momentin nuk ka asnjë detaj më tepër, kështu që presim të shohim çfarë do ndodhë gjatë puntatës së rradhës.