Flokë të zinj dhe tipare të errëta, “Hirushja” e re në ekran do të jetë kjo këngëtare e njohur
Camila Cabello do të jetë “Hirushja” më e re në ekran. Këngëtarja e njohur ka tipare të errëta dhe flokë të gjatë të zinj, ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim gjithmonë këtë personazh vizatimor. Filmi do të jetë një produksion i ‘Sony Pictures’, dhe thuhet se do të jetë një rikthim i përrallës origjinale të ‘Disney’, e vitit 1950. Gjithashtu, ky film do të vijë në një version ndryshe, pasi do të ketë shumë muzikë, kërcim dhe këndim, pra një version ‘musical’, shkruan Who.
Kjo do të jetë dhe paraqitja e parë e Camila-s si aktore, e cila prej kohësh ka qenë pjesë e grupit ‘Fifth Harmony’, por tani vazhdon karrierën e saj solo. Sipas raportimeve, ‘Sony Pictures’ po bën të pamundurën që xhirimet të fillojnë së shpejti, ndërsa fanset e këngëtares janë shumë të emocionuar nga ky lajm.