Jeta e Angelina Jolie si nënë beqare, një mama shembullore për 6 fëmijët e saj

Pas ndarjes nga Brad Pitt në 2016, Angelina Jolie mësoi si ta kalonte jetën si nënë beqare. Gjatë kësaj kohe ajo ka treguar se është një mama e shkëlqyer për 6 fëmijët e saj dhe këtë gjë e kanë konfirmuar së fundmi edhe disa burime pranë saj. Në një artikull të “Us Weekly” thuhet se Angelina kujdeset që fëmijët e saj të kënaqen sa më shumë gjatë kohës që qëndrojnë me të. “Angelina gjen gjithmonë mundësi për t’u argëtuar me fëmijët. Ata janë jeta e saj. Ajo i llaston fëmijët dhe dëshiron që t’ju jap atyre çdo gjë që ata dëshirojnë”, kanë treguar burimet pranë aktores.

Angelina-2

Më pas kanë zbuluar se ajo kujdeset që fëmijët të mos rrinë gjithë kohën ulur para televizorit, që të merren më shumë me aktivitet fizik. “Ajo i pëlqen vërtet leksionet për jetën dhe idetë e reja që vijnë nga provimi i eksperiencave të ndryshme. Qielli është limiti për të”, kanë thënë burimet për “Us Weekly”. Angelina dhe Brad janë prindër të 6 fëmijëve dhe për vite me radhë kanë pasur probleme të shumta për kujdestarinë e tyre, por së fundmi kanë arritur një marrëveshje. /revistawho.com