Jonida Maliqi me fat, do të ndajë skenën me Madonnën
Madonna do të performojë dy këngë gjatë garës së këngës në Eurovision, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm. Ikona e muzikës pop do të performojë para më shumë se 180 milionë shikuesve në skenën në Tel Aviv më 18 maj. Shfaqja e saj u njoftua fillimisht nga Live Nation Israel, i cili tha se performanca do të ishte “historike”. Ekipi i Madonës konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Eurovizionit e kanë minimizuar këtë tregim. “Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë, ose marrëveshje të nënshkruar. Lajmet dhe përditësimet zyrtare do të vijnë direkt nga kanalet e Eurovizionit në kohën e duhur”. Raportet në mediat izraelit sugjeruan se organizatorët kishin rezerva për përmbajtjen e performancës së Madonës. Jonida Maliqi përfaqëson sivjet Shqipërinë në Eurovision, me këngën “Ktheju Tokës”./Prive