Jennifer Lawrence nis përgatitjet e dasmës me Cooke Maroney

Jennifer Lawrence dhe i fejuari i saj Cooke Maroney janë fotografuar së fundmi duke vizituar disa nga hotelet më elitare të Manhattan. Ylli i ‘Hunger Games’ dhe partneri i saj u shfaqën shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, të veshur thjesht, por pa i shpëtuar paparacëve. Shumë shpejt dy të dashuruarit pritet të martohen dhe këto janë vendet e para që kanë vizituar si mundësi për të zhvilluar ceremoninë e mrekullueshme. Ende nuk dihen të dhëna më të detajuara për ceremoninë dhe vendimin e çiftit, por pritet që ceremonia të jetë disi private. Kujtojmë se Jennifer e mori propozimin disa javë më parë dhe që prej asaj dite kanë nisur përgatitjet./Lapsi.al