Dasmë luksoze në Prizren/ Martohet djali i Remzie Osmanit
Mbrëmë u martua djali i Remzie Osmanit. Hamëza dhe Gëzimja, kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare, me martesë. Dasma e çiftit ishte spektakolare e mbajtur në njërin prej restoranteve më luksoze në Prizren. Në mesin e shumë të ftuarve, ishin personazhe të njohur të skenës muzikore, shumë prej të cilëve edhe kënduan pak. Pas kësaj nate madhështore, Remzia hyri në Instagram për t’i postuar disa fotografi të çiftit dhe në fund një të sajën me burrin, shkruan Prive.al. “U trashëgofshit zemrat e mija!”, ka shkruar këngëtarja duke etiketuar edhe shumë njerëz të cilët u përkujdesen për çdo detaj.