Dua Lipa bëhet me statujën e saj prej dylli
Në mesin e plot figurave të tjera të famshëm që kanë statujat prej dylli në muzeun e njohur “Madamme Tussaud” është edhe Dua Lipa. Ky muze në qytetin e Amsterdamit në Hollandë, ka krijuar figurën prej dylli të 23 vjeçare, e cila është fituese e dyfishtë e çmimit Grammy. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë, Dua e cila ka publikuar fotografi në profilin e saj në Instagram, duke pozuar afër “vetes” se saj prej dylli. “Faleminderit Madame Tussaud që krijuat një “Dua” nga dylli. Kush e qëllon, ku isha e veshur kështu sikur në statujë?”, ka shkruar Dua në Instagramin e saj. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BwBsdjAhBH_/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test