Ditë e veçantë për Bieta Sulon, moderatorja feston ditëlindjen në mesnatë me njerëzit më të rëndësishëm
Ditën e sotme moderatorja e njohur, Bieta Sulo feston 34-vjetorin e lindjes. Duke qenë se tani është kthyer në traditë, Bieta e ka festuar ditëlindjen në mesnatë sapo kalendari ka shënuar 9 prill. Për këtë ditë të veçantë i janë gjendur pranë dy meshkujt më të rëndësishëm të jetës, Alban Dudushi dhe i vogli, Kroi Art. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ foto nga festa në shtëpi, ku të tre shihen të ulur pranë tortës të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Duke qenë se Kroi është ende i vogël dhe nuk arrin ta kuptojë shumë mirë situatën, nuk ka pritur dot derisa mami Bieta të hante tortën e para.
“Kështu e pritëm 34 e mamës…siç edhe duket dikujt nuk i pritej ora 12 për të ngrënë tortën”, – ka shkruar Bieta në postimin e saj. Megjithatë pas ardhjes së vogëlushit në jetë, me siguri ditëlindjet e Bietës duhet të jenë më të bukura dhe kuptimplotë. Kujtojmë se Kroi Art është djali i vetëm i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, të cilët kanë më shumë se 10 vite që po jetojnë një histori të bukur dashurie. /revistawho.com