I njëjti stil, Jessica Alba me të bijën si dy shoqe të ngushta

Jessica Alba përveçse është e suksesshme në karrierën e saj si aktore, është edhe një nënë shumë e përkushtuar. Ajo ka tre fëmijë, të cilët dita-ditës po rriten dhe janë bërë krahu i saj i djathtë. Së fundmi aktorja është fotografuar në shoqërinë e vajzës së saj 10-vjeçare, Honor, duke bërë Pazar, shkruan Who.

Jessica-Alba-2

Duke qenë se Honor është rritur, tashmë duket si mike e ngushtë e nënës së saj, madje mes tyre ka ngjashmëri shumë të madhe. Përveçse ka marrë tiparet më të mira të Jessicas, 10-vjeçarja ka përvetësuar edhe stilin e të ëmës në të veshur. Në fotot e shkrepura nga paparaci, nënë e bijë ishin veshur ‘casual’ dhe të dyja dukeshin mjaft mirë.

Jessica-Alba-3

Jessica Alba ka dhe dy fëmijë të tjerë Haven, 7 vjeçe dhe djalin 1 vjeç, Hayes. Aktorja e njohur është e martuar me Cash Warren, me të cilin u njoh për herë të parë në 2004 gjatë xhirimeve të filmit “Fantastic Four”.

Jessica-Alba-1