Reperi shqiptar sheh veten në faqet e “New York Times” dhe tregon historinë me babain

Reperi i njohur Gashi, e nisi karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare. Së fundmi Gashi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet një shkrim dedikuar atij.

Gashi-2

“Ai nuk është këtu për të qëndruar në një vend”, shkruan gazeta prestigjioze “New York Times”, ku gjithashtu tregon punën e palodhshme të Gashi-t për të patur sukses. “Teksa rritesha shihja babain tim që gjithmonë lexonte “New York Times”, në të cilën shkruheshin historitë më negative për shqiptarët. Ndërsa tani në vitin 2019, kjo gazetë shkruan për djalin e tij dhe historia është pozitive, shkruan Panorama Plus.

Po shkruhen lajme të mira”, shkruan reperi i famshëm bashkëngjitur me foton ku tregon shkrimin e “New York Times”./Panorama Plus