Shpërtheu me të shara pas golit, Sadiku: Unë kështu jam, i ofendova të gjithë, trajnerin dhe…
Armando Sadiku ka shpërthyer pas supergolit që shënoi, kundër Bazelit. Bomberi i Kombëtares është kthyer drejt stolit dhe ka i sharë të gjithë madje dhe trajnerin. Pas sfidës ai ka folur për mikrofonin e mediave vendase.
Goli? “Një gol shumë i bukur, jam i kënaqur. Do të isha më i lumtur nëse merrnim tre pikët në fund të takimit”.
Sharja gjatë festimit? “Unë kështu jam, në momente të tilla tregoi inatin i shava pak të gjithë në shqip. Shava trajnerin, gazetarët, kur them të gjithë të gjithë”.
Forma? “Unë punoj çdo ditë për të rikuperuar nga dëmtimi, tani jam mirë. I pranoj zgjedhjet, kam ardhur këtu për të luajtur dhe mendoj se kam dhënë maksimumin në minutat që më janë dhënë. Jam shumë i lumtur, por jo aq për objektivat që unë kam në karrierën time. Dua të arrij sa më lart, me kaq nuk jam shumë i lumtur Pres më shumë nga vetja”.