Nora dhe Era Istrefi, të ngjitura si motrat siemeze, VIP-at i krahasojnë me Kardashianët

Bashkëpunimi i motrave Istrefi, Norës dhe Erës, është pritur me padurim nga fansat e tyre.

Si Nora ashtu dhe Era kanë publikuar shpesh foto nga momente të ndryshme të klipit, duke zbuluar “look”-un e tyre, ku shfaqen si statuja bronxi me veshjet e tyre, megjithatë ende nuk dihej se kur do të mund ta dëgjonim këngën.

Era-Istrefi-2

Ditën e djeshme, motrat kanë publikuar një foto, e cila duket si një kopertinë reviste prestigjoze për të zbuluar se kënga do të publikohet në datën 19 prill. Era shfaqet e veshur me një body në ngjyrë të zezë dhe sandale të zeza, ndërsa Nora me një body dhe taka të bardha.

Përveç formave të bukura trupore, çfarë tërhoqi vëmendje ishte dhe modeli i ‘çuditshëm’ i flokëve të tyre, të kapura gërshet dhe të ngjitura me njëra-tjetrën.

Era-Istrefi-3

Në foto mungonin komente nga kolegët e këngëtarëve dhe fansave, ku shumica i krahasonin me motrat Kardashian. Mes shumë emrave të njohur, dukej dhe ai i Noizy-t, i cili shkruante: “E nxehtë si Nora, e bukur si Era”.